Kuvendi i Komunës së Lipjanit sot ka aprovuar Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2025-2027

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit, udhëhequr nga Kryesuesi z. Daut Azemi, ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 31-të me radhë, në të cilën u aprovuan pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për këtë seancë, njofton Komuna.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, gjatë kësaj seance ka dhënë sqarime për të gjitha pyetjet dhe çështjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Gjatë punimeve të kësaj seance janë miratuar këto pika të rendit të ditës:

• Aprovimi i ekstraktit nga mbledhja e 29-të (e Jashtëzakonshme) dhe 30-të e Kuvendit.

• Propozim Vendimi mbi aprovimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027.

• Propozim Vendimi mbi rialokimin e mjeteve buxhetore të mbetura nga të hyrat vetanake.

• Informatë lidhur me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal 2023-2031.

• Propozim Vendimi për miratimin e Planit të Veprimit kundër braktisjes dhe mosregjistrimit të shkollës 2024-2026.

• Propozim Vendimi për miratimin e Planit të Veprimit dhe Strategjisë për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Lipjanit 2024-2027.

• Propozim Vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve – Strehimoren në mbrojtje të viktimave të dhunës familjare dhe atyre të dhunës gjinore.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe një pikë shtesë të propozuar nga Ekzekutivi:

Propozim Vendimi për aprovimin e rezervës komunale.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...