Kuvendi i Komunës së Lipjanit Miraton Kornizen Afatmesme Buxhetore 2022-2024

PUBLIKUAR

Siç njofton Komuna e Lipjanit, Kuvendi Komunal i Lipjanit sot nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 45-të. Mbledhje në të cilën u aprovuan pikat e rendit të ditës të cilat ishin propozuar për shqyrtim gjatë kësaj seance.
Fillimisht Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë sqarime në të gjitha pyetjet dhe temat e ngritura nga anëtarët e Kuvendit Komunal,
Gjatë kësaj mbledhje po ashtu janë miratuar këto propozim vendime: Propozim vendim mbi aprovimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2022-2024, propozim vendim mbi ridestinimin dhe transferin e mjeteve të buxhetit për vitin 2021, propozim rregullore mbi transparencë më Komunën e Lipjanit, propozim vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e shtëpisë të komunitetit në vendbanimin Gadime e Ulët, propozim rregullore për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, propozim vendim për taksat komunale, propozim vendim për anulimin e vendimit 15NR.3030026 për shpalljen e interesit publik për shpronësim të palutshmërive në funksion të ndërtimit të segmenteve rrugore “Afrim Zhitia”, “Mbreti Zog” dhe “Kongresi i Bilanjës”, në Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...