Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka mbajtur mbledhjen e 12-të me radhë

PUBLIKUAR

Kuvendi i Komunës, sot nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e seancës së dymbëdhjetë me radhë, në të cilën janë shqyrtuar dhe aprovuar pikat e rendit të ditës të cilat ishin të propozuara për këtë mbledhje.
Fillimisht këshilltarët e Kuvendit kanë adresuar një mori pyetjesh për ekzekutivin komunal, ku edhe në të njëjtën kohë kanë marrë përgjegjje nga drejtorët përkatës, shkruan Komuna e Lipjanit.
Ndërsa, drejtori për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani ka prezantuar raportin e shpenzimeve dhe të hyrave për periudhën Janar- Shtator 2018.
Po ashtu anëtarët e Kuvendit gjatë kësaj seance janë informua edhe për gjendjen e pronave komunale në zonën kadastrale në Konjuh që janë dhënë në shfrytëzim afatgjatë.
Kuvendi i Komunës së Lipjanit po ashtu gjatë ditës së sotme ka aprovuar Vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunës, Vendimin e Planit orientues të punës së Kuvendit të Komunës së Lipjanit për vitin 2019, Vendimin për zëvendësimin e anëtarës së Komisionit vlerësues për dhënien në shfrytëzim të pronës së palujtshme të Komunës dhe Vendimin për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Komunitete.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...