Kushtetuta i jep të drejtë Presidentes t’i shpallë zgjedhjet e reja

PUBLIKUAR

images

Presidentja e Kosovës mund të dërgojë vendin në zgjedhje dhe këtë ia mundëson Kushtetuta e Kosovës.

Ndonëse VLAN dhe disa analistë politikë të afërt me VLAN-in po deklarojnë se Presidentja nuk mund të shpallë zgjedhjet, leximi i paanshëm dhe objektiv i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në fakt tregon se Presidentja mund ta nxjerrë vendin nga bllokimi që i ka bërë VLAN, duke i shpallur zgjedhje të reja, raporton Indeksonline.

Neni 84 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës që përcakton kompetencat e Presidentit të Kosovës, në pikën 2 thotë se Presidenti garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të dala nga Kushtetuta. 

Pra, nëse Presidentja konstaton se Kuvendi, si institucion i dalë nga Kushtetuta e Kosovës, nuk po funksionon e për më tepër ky mos-funksionim po e dëmton Kosovën, atëherë Presidentja ka të drejtë të shpallë zgjedhje të reja, rapoton Indeksonline.  

Pika tjetër, Pika 3, përcakton se është Presidenti që shpallë zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës e jo ndonjë autoritet tjetër. 
Pra, edhe në rrethanat kur Kuvendi i Kosovës e shpërbën veten, nuk është Kuvendi që i shpallë zgjedhjet, por Presidenti i shpallë ato pasi konstatohet mosfunksionimi i Kuvendit pas shpërbërjes së tij. 

Kjo e drejtë konfirmohet edhe me pikën tjetër, Pika 4 e Nenit 84, që sqaron se Presidenti ka kompetencë që të lëshojë dekrete në përputhje me Kushtetutën. 
Pra, Presidentja ka në duart e saj instrumente të mjaftueshme ligjore e kushtetuese që të shpallë zgjedhjet e reja në Kosovë, nëse VLAN vazhdon të insistojë që të veprojë sipas marrëveshjes së vet politike edhe pse kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, në pikën se kush e zgjedh Kryetarin e Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...