Ndoshta pak veta e din,se emri i tij i vërtetë është Ylber Loti. Është 28 vjeç . Jeton në Londër tek ka edhe familjen.

Është simpatik dhe shumë i pëlqyer nga femrat.

Po t’mos ishte i tillë ,pa dyshim se s’do t ishte në lidhje as këngëtarja jonë më e preferuara dhe seksi – Tuna.

Cozmani,e nisi si rreper. Më vonë erdhi edhe deri te bashkëpunimi me Tunën,që pastaj ky bashkëpunim i punës u gërshetua ,u shndërrua dhe u  krijua edhe në bashkëpunim ndjenjash. Deklarohen se e duan njëri tjetrin. Janë në dashuri ,janë të lumtur,shumë të lidhur për njëri tjetrin.

Shumë herë ,në skenë ,kanë ditur edhe të afrohen aq tepër fizikisht , me trup ngjitas për  njëri tjetrin sa e kanë kallë atmosferën kudo që janë prezantuar. Shumë “hot” për shikuesit,publikun, i cili i adhuron Tunën e Cozmanin edhe si çift,por edhe me stilin që e kanë ,e që veçohet nga të gjithë të tjerët e skenës sonë muzikore.

Cozmani ka jetuar shumë kohë në Londër. Atje e ka marrë dhe nofkën Cozman. Djaloshi ,përndryshe nga Prishtina,ka më shumë se një vit ,i është bashkuar grupit të hip-hopit “ Babastars”,i cili grup sa vjen e po bëhet gjithnjë më i famshëm.

Karrierën time sa e kam nisur – thotë Cozmani.  Kam çka i dha unë muzikës. Po dhe muzika ka çka pret nga unë.

Lidhjen me Tunën ,Cozmani e ka njoftuar edhe familjen e tij,të cilës ia ka prezentuar sa ishin pak ditë bashkë në Londër.  Shpresojmë,se për këta dy këngëtar,çift të dashuruar dhe të dashur për publikun, do ta realizojmë një intervistë për revistën Kosovarja, në numrat vijues,tek do t’i pyesim gjithçka ,çka u intereson juve lexues të çmuar- për jetën,bashkëjetesën e tyre Tuna-Cozman. Shpresojmë,se një “zemërim” i çastit i Tunës,para shumë kohësh ndaj Kosovares i është “humbur” dhe do pajtohet për intervistën që po e paralajmërojmë me këtë rast. /g.dili / Kosovarja/

cozman8cozman1cozman4cozman5cozman6cozman7