Kush është Ardit Ferizi, kosovari që punonte për ISIS-in e u arrestua në Malajzi?

PUBLIKUAR

Policia e Malajzisë ka arrestuar një person mbi akuzat se u ka dhënë informacione mbi Ushtrinë Amerikanëve dhe stafit federal militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Autoritetet malajziane pas arrestimit kanë deklaruar se i arrestuari ka siguruar informata për ISIS-in për mbi 1000 persona të stafit ushtarak.

Sipas Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, personi në fjalë është identifikuar si Ardit Ferizi dhe është shtetas i Kosovës.

Për Ferizin është deklaruar të jetë rreth të 20-tave dhe është arrestuar me 15 shtator.

Shefi i policisë malajziane Khalid Abu Bakar ka deklaruar në pasditen e së premtes për Associated Press, se hetimet kanë dëshmuar që Ardit Ferizi ishte në kontakte të vazhdueshme me njërin nga liderët e Shtetit Islamik në Siri.

“Përgjatë hetimeve e kemi zbuluar se i dyshuari ka komunikuar me njërin nga liderët e grupit terrorist të ISIS-it në Siri për disa herë, duke u dhënë atyre informacione mbi personelin e ushtrisë amerikane”, ka thënë policia malajziane shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat...

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...