Tension në protestën para Kuvendit – protestuesit shtyhen me policinë, bllokohet hyrja me një kamion

PUBLIKUAR

Situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar gjatë protestës për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në mesin e tensioneve, disa protestues janë parë duke u përplasur me pjesëtar të Policisë së Kosovës, ndërsa në vendngjarje është sjellë edhe një kamion, me qëllim të bllokimit të rrugës pranë Kuvendit.

Pas situatës, njëri nga qytetarët tha se kanë pasur një keqkuptim me Policinë e Kosovës, ndërsa shpjegoi arsyen e vendosjes së një komaionit para hyrjes së Kuvendit.

“Na jemi dalë punën tonë, policia të veten. Patëm keqkuptim me policinë. Arsyeja e vendosjes së kombit është që mos t’i lejojë deputetët me dalë nëse nuk votohet ligji për Specialen”, tha qytetari.

Protestuesit po kërkojnë që deputetët të votojnë ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara, ndërsa hyrja dhe qarkullimi pranë objektit të Kuvendit janë vështirësuar si pasojë e protestës.

SHIKO MË SHUMË

Kurti kalon afër protestuesve që janë mbledhur te Kuvendi, turma ia kërkon votën e VV për Specialen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar pranë protestuesve të mbledhur para Kuvendit të...

Balje: Do ta përkrah ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputetja Dude Balje ka deklaruar se do ta përkrahë edhe sot ndryshimin e ligjit...

Ismaili: Krejt Kosova po pret, deputetët ta japin votën për drejtësi

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se deputetët e Kuvendit kanë mundësi që...