Kusari: Do të rikthehemi fuqishëm, Pacolli asnjëherë s’u largua nga partia

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidentja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Mimoza Kusari Lila, ka thënë se janë duke punuar në forcimin e partisë për të sjell figura të reja.

Kryetarja e Gjakovës ka sqaruar se janë duke zhvilluar takime të nëndegëve, për shkak që kanë pasur rënie të votës në nivel nacional.

“Për momentin ende kemi angazhime vetëm në nivel të degëve, në nivel të qendrës po presim një takim të radhës të Këshillit Drejtues i cili do të prezantohet që kanë filluar procesin zgjedhor, pastaj të fillohet me ta. Gjithsesi se do të ketë emra të ri. Ne nuk mund të vazhdojmë me këtë trend, sepse viti i kaluar ka qenë vit i rënies dhe për të pasur një ngritje duhet të forcohet dhe duhet të ketë emra të ri dhe figura të reja dhe natyrisht qasje të re karshi elektoratit”, ka thënë Kusari- Lila.

Kusari- Lila ka folur edhe për figura të reja që do t’i bashkohen AKR-së, mirëpo nuk ka përmendur emra.

“Po kemi pasur një humbje në nivelin nacional, natyrisht ky vit, nga viti i kaluar ka qenë një angazhim shtesë i joni që të tregojmë që në ato komuna ku jemi në qeverisje, për të treguar planin tonë ekonomik. Ajo është domosdoshmëri, nëse duhet të rikthehemi, duhet të rikthehemi fuqishëm, duhet të ketë një qasje të re natyrisht edhe figura të reja”, ka thënë Kusari-Lila.

Kryetarja e Gjakovës, që vjen nga AKR-ja, nuk ka treguar se a do të garoj për të paren e partisë, por ajo ka lënë të kuptohet se gara është e hapur.

“Në fakt ai (Behgjet Pacolli) ka qenë më tepër i angazhuar me punën e tij private që e ka, por nuk i ka lënë asnjë moment vëmendjen nga politika dhe partia”. /Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Hapet thirrja për aplikim për ofrues dhe programe të trajnimit për mësim

Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KShLM), duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 12/2023...

Kurti i pret zyrtarët publikë në ballkonin e qeverisë, i inkurajon që të takohen aty për t’u koordinuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së pushimeve të verës tha se mblodhi...

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Njësia e Trafikut Rajonal në Pejë po vazhdon me masa parandaluese dhe ndëshkuese ndaj...