Kurti: Rasti i djeshëm, agresion – e kemi rritur nivelin e gatishmërisë

PUBLIKUAR

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë u diskutua situata e sigurisë, me theks në katër komunat në veri dhe gjatë brezit kufitar me Serbinë.

Kurti tha se institucionet e sigurisë dhanë vlerësimet e tyre, ndanë të dhënat e fundit the dhanë rekomandime, teksa rrëmbimin e tre policëve ai e quajti agresion ndaj shtetit të Kosovës.

“Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit, hakmarrje ndaj policisë që po e lufton krimin dhe intencë për eskalim e destabilizim në kohën kur ne kemi propozuar planin për depërshkallëzim. Për këto arsye, institucionet tona të rendit e të sigurisë e kanë rritur nivelin e gatishmërisë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, kreu i qeverisë tha se për arsye të sigurisë, janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe kontrollin e automjeteve që vijnë nga Serbia.

“Cenimi i kufirit dje nga Serbia na detyron ta rrisim kontrollin kufitar, ku varësisht nga analizat e institucioneve të sigurisë mund të përfshijnë edhe ndalesat e qarkullimit në rastet kur vlerësohet se mund të përbëjnë rrezik apo s’mund të garantohet siguria”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...