Kurti: Në deklaratë të vendoset fjala deputetë në vend të përfaqësues të popullit

PUBLIKUAR

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kërkoi nga deputetët që në deklaratën për dënimin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës, të hiqet fjala “përfaqësues të popullit”, dhe të vendoset “deputetët e Kuvendit të Kosovës”.

Ai tha se Vetëvendosje ka dënuar sulmin, ndërsa paragrafi i 3 i deklaratës lidhur me sulmin e mbrëmshëm aludon në veprimet e opozitës.

“Ne e kemi dënuar aktin kriminal por nuk jemi dakord me paragrafin e 3 e cila bën një lloj aludimi të veprimeve të opozitës. Nëse hiqet paragrafi i tretë dhe në vend të fjalës përfaqësuesit e popullit vendoset fjala deputetë, pasi që këtu ka edhe përfaqësues të korrupsionit”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...