Kurti e konfirmon takimin me Vuçiqin në Bruksel nga Vatikani, tregon kërkesën që do t’ia shtrojë Serbisë

PUBLIKUAR

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë se pas vizitës të cilën nesër do ta ketë në Vatikan do të udhëtojë për në Bruksel.

E në Bruksel tha se do të ketë takim të dialogut të nivelit të lartë, që nënkupton nën që me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të ketë takim në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti ka treguar se kërkesa e tij do të jetë lirimi i tre policëve kosovarë të kidnapuar nga forcat serbe, më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

“Përcaktoj itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Kurti në Twitter.Vizita e Kurtit në Vatikan ku do të takohet me Papa Françesku e ka konfirmuar edhe zyra e kryeministrit.

Këto vizita të Kurtit në Vatikan dhe Bruksel vijnë në një kohë ku në Veri të Kosovës ka tension të shtuar.

Madje javëve të fundit ka pasur edhe dhunë nga protestuesit e dhunshëm serbë mbi pjesëtarë të KFOR’it, Policisë së Kosovës dhe punonjësëve të mediave. /Gazeta Expresss

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...