Fotoreporterët regjistrojnë pamje mahnitëse të goditjeve të rrufeve nëpër botë.
Qytetet e mëdha kur kaplohen nga stuhia të përcjella me rrufe bëhen madje atraktive për shumë qytetarë.
Por kur stuhia dhe rrufetë godasin vullkanet aktive, atëherë pamjet nuk janë më atraktive.
Ato të lënë pa frymë, janë dramatike dhe frikësuese.
Ja fotot që ka publikuar agjencia Reuters, të cilat fotoreporterët e saj i kanë kapur momentet kur rrufetë kanë goditur disa nga vullkanet aktive, në Islandë, Japoni, Argjentinë dhe gjetiu.








