Kur do të ndalet Genta Ismajli?

PUBLIKUAR

g_2264

Tashmë e dimë që pothuajse për të gjithë këngëtarët stina më e bukur e vitit është stina e verës, kjo pasi edhe përfitimet më të mëdha i kanë në këtë periudhë të vitit. Fillimi i muajit korrik dhe ditët e fundit të muajit gusht i gjejnë pothuajse të gjithë këngëtarët të angazhuar me mbrëmje rinore në të gjitha trojet shqiptare dhe me gjer.

Mirëpo janë disa yje të cilët ende po vazhdojnë me ‘virusin’ e verës. Ndër këta këngëtarë është edhe Genta Ismajli e cila ende po vazhdon të mbajë koncerte të ndryshme, ndonëse për shumë kolegë të saj sezona ka mbaruar. Përmes një postimi në ‘Twitter’ këngëtarja ka konfirmuar se ajo është duke e vazhduar ‘gentasummer2014’ dhe se ajo do të përformojë për fansat e saj në Pejë.

Genta me plot gojën mund të thotë se është e kënaqur me këta dy muaj verorë, sepse në bazë të fotografive që i ka postuar këngëtarja, ajo shihej se në çdo mbrëmje ishte e rrethuar me plot fansa të cilët gjithmonë e ndjekin pas.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...