Kuksianët protestojnë për taksën e “Rrugës së Kombit”, kështu reagon Edi Rama!

PUBLIKUAR

Ndërkohë që në Kukës po përgatitej fillimi i protestës për taksën në “Rrugën e Kombit”, kryeministri Shqiptar, Edi Rama, nga Vlora njoftoi se tashmë kuksianët do të kenë mundësi të fluturojnë lirë.

Kryeministri tha se qeveria po punon për të hapur aeroportin e Kukësit, të cilit do t’i garantohet një fluks i lartë, për shkak të tarifave të ulëta të fluturimit.

“Qeveria po vijon negociatat për vënien në punë sa më shpejt të aeroportit të Kukësit. Ky aeroport do t’i shërbejë një hapësire shumë të rëndësishme shqiptare dhe është një aeroport që do të jetë i garantuar me një fluks të lartë, pasi do të mbulojë të gjitha fluturimet me Anglinë, Gjermaninë, Zvicrën dhe zonat ku ka shumë shqiptarë. Pa llogaritur pastaj edhe shqiptarët e Kosovës, që do ta kenë shumë më të lehtë të përdorin aeroportin e Kukësit, si rezultat i çmimeve te ulëta”, deklaroi Rama./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...