Kujt iu refuzua azili, nuk hyn më në Gjermani

PUBLIKUAR

Pas fushatës publicitare për ndërgjegjësimin e azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe ata nga Shqipëria, Gjermania hedh një hap tjetër për frenimin e tyre.

Kështu, të gjithë ata azilkërkues që janë dëbuar nga shteti gjerman pas përgjigjes negative për azil, nuk do të mund të shkelin më në territorin gjerman deri në një vendim të dytë të autoriteteve.

Vendimi është bërë me dije të premten nga Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatet.

Kreu i kësaj zyre, Manfred Shmid, teksa foli nga Nurembergu, tha se vendimi ka hyrë në fuqi prej datës 1 gusht dhe një masë të tillë pritet ta ndërmarrin dhe shtetet e tjera të Shengenit si Norvegjia, Islanda, Zvicra e Lihtenshtejni.

Një masë e tillë sipas tij merret për parandalimin e atyre personave që do të tentojnë sërish për t’iu drejtuar Gjermanisë, apo ndonjë shteti tjetër të zonës Shengen në kërkim të azilit.

Berlini zyrtar ka nisur kthimin me procedure te përshpejtuar të emigranteve. Më herët është njoftuar se pjesa dërmuese e kërkesave për azil do te refuzohen.

Vetëm ne gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, të paktën 30 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në Gjermani. /OraNews/

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...