Kujdes: Mos propozoni martesë në këtë mënyrë, sepse mund të hani burg! (Video)

PUBLIKUAR

Në mes të trafikut të ngjeshur, në një rrugë kryesore në Huston të Teksasit, ai ra në njërin gju që t’i propozojë martesë të dashurës së tij.

Michelle Wycoff i tha po dhe e pranoi unazën nga Vidal Valladeres, teksa miqtë e tyre regjistronin ngjarjen me kamera telefoni.

Deri në atë moment, gjithçka ishte në rregull, derisa shoferët nuk filluar t’u binin borive, sepse ishin mërzitur duke pritur, transmeton Telegrafi.

Me të dalë ky regjistrim në internet, djaloshi 23-vjeçar është akuzuar se ka bërë shkelje.

Me ligjet në Shtete të Bashkuara, bllokimi i trafikut pa arsye është shkelje e shkallës së dytë, që dënohet më gjashtë muaj burg dhe dymijë dollarë gjobë.

Ndryshe, Vidal ka thënë se e ka zgjedhur këtë vend, për shkak të pamjes së bukur të qiellit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...