Më shumë se 75 mijë euro për një dhuratë prej rreth 10 eurosh? Kjo është shtrenjtë, por mund të vlerësohet edhe si një skandal i bankave në Britani të Madhe.
Këtë gabim e kishte bërë një bankë në Britani, e cila babait të dy fëmijëve, nga llogaria e tij bankare i kishte marrë rreth 59000 stërlina (rreth 75000 euro).
Nëpërmjet bankës, ai kishte dashur të bënte një pagesë për një letër ambalazhi, në vlerë prej dhjetë eurosh, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, e mira e kësaj të keqe është që banka e kishte pranuar gabimin dhe menjëherë i kishte kthyer në llogari paratë e marra. /Telegrafi/



