Një video që po qarkullon në internet mund të shërbejë si mësim për të gjithë ata që kanë dëshirë të kënaqen duke marrë në dorë beben për të lozur.
Lohan Fairbanks e ngrinte beben lart e poshtë në derisa po qëndronte i shtrirë dhe i këndonte duke i buzëqeshur. E, Peytoni i vogël, ju përgjigj duke i vjellur në gojë, transmeton Telegrafi.
Për fat të keq, Lohan e kishte gojën e hapur dhe tërë masa që e nxori jashtë bebja i hyri atij në gojë. /Telegrafi/


