‘Kthehet në jetë’ Lugina e Vdekjes (Video)

PUBLIKUAR

Një territor që ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, e ka marrë emrin “Lugina e Vdekjes”, sepse është një gurishte, ku mbretëron thatësi dhe tokë e shkretë, që nuk ka mbarim.

Por, së fundmi gjërat kanë ndryshuar dhe ai vend tash duket shumë i këndshëm, meqë lulet shumëngjyrëshe e kanë mbuluar tërë hapësirën.

Zyrtarë nga Parku Nacional Lugina e Vdekjes kanë thënë se: “Ky është një super lulëzim, që nuk është parë asnjëherë”, transmeton Telegrafi.

“Për çdo vit qelin lule, por janë të rralla dhe vyshken shpejt. Ky është një lulëzim i hovshëm dhe shumë i shpeshtë”, ka thënë një zyrtar që mbikëqyrë luginën.

Ekspertët e ambientit kanë bërë të ditur se mund të ketë një lulëzim të madh, shkaku i shirave që kanë rënë gjatë muajit tetor. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...