Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim Beate Elsässer nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zëvendës Shefe e Departamentit të SDC për Bashkëpunim me Evropën Lindore, Carin Salerno, Shefe e Divizionit të SDC, Shefe e Divisionit të SDC për Ballkanin Perendimor; Katharina Stocker, Drejtoreshë Bashkëpunim / Ambasada e Zvicres në Kosovë; Laurent Torche.
Gjatë këtij takimi Kryetari Imri Ahmeti ka falënderuar përfaqësuesit DEMOS për bashkëpunimin e treguar, si dhe investimet që kanë bërë në Lipjan, ku tashmë është edhe duke ndodhur shtrirja e gypit nga fshati Kraishtë ku do të lidhën 9 fshatra të tjerë në rrjetin e ujësjellësit, po ashtu për investimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Dobrajë, etj.
Po ashtu gjatë këtij takimi kanë qëndruar edhe tek investimeve të projektit RËSSP Faza VI (puset dhe stacionet e pompimit afër qytetit të Lipjanit).
Carin Salerno nga SDC, ka falënderuar Kryetarin Imri Ahmeti për punën që ka bërë duke thënë se do të vazhdohet edhe në të ardhmen me projekte të tilla në të mirën e qytetarëve.


