Kryetari Imri Ahmeti ngushëllon familjen Peqani

PUBLIKUAR

Kryetari Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Peqani me rastin e vdekjes së veprimtarit Ruzhdi Peqani.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES PEQANI

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, ngushëllon familjen Peqani me rastin e vdekjes së veprimtarit Ruzhdi Peqani.
E nderuar familje Peqani,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit dhe intelektualit Ruzhdi Peqani.
Ruzhdi Peqani do të kujtohet si një njeri i mirë, si një inxhinier i metalurgjisë, si një ndër veprimtarët e hershëm e të zellshëm të çështjes kombëtare, që ne rrethanat e vështira të viteve 90-ta me angazhimin e tij i priu organizimeve politike në Lipjan e me gjerë. Ishte nder themeluesit e parë dhe kryetar i partisë së parë politike Lidhjes Demokratike në Lipjan.
Kontributi i tij në rrethana të vështira kur vendi ishte nën okupim Ruzhdiu mori guximin dhe përgjegjësinë për të udhëhequr me çështje kombëtare prandaj atë e bënë një nga emrat që do ta mbajë mend përgjithmonë historia jonë.

Me këtë rast bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Ngushëllime!

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...