Kryetari i Komunës Imri Ahmeti së bashku me drejtoreshën e Arsimit Elmaze Behluli, kanë pritur në takim Mimoza Shahini drejtoreshë e Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë dhe kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e Qendrave për Edukim të Hershëm në Shalë dhe Magurë projekt i financuar nga UNICEF.
Me këtë rast Kryetari Imri Ahmeti ka theksuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme për nxënësit e regjioneve ku do të hapen këto dy qendra për mësim të hershëm për fëmijët e moshës 0-5 vjeç dhe në të cilat do t’ju mundësohet prindërve të regjionit të Shalës dhe Magurës ti dërgojnë fëmijët e tyre në këto shkolla edhe para moshës parafillorë në mënyrë që të përgaditen sa më mirë për klasën e parë.
Kryetari Ahmeti gjithashtu ka thënë se ne do të bëjmë përpjekje që në vijim të angazhimeve tona të zgjerojmë edhe me tutje këtë bashkëpunim. Ai po ashtu në emër të prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Lipjanit ka falenderuar Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim në Kosovë si dhe UNICEF për bashkpunimin e mirë.
Nga ana tjetër Mimoza Shahini drejtoreshë e QSHHZHK ka potencuar se Lipjani ka shërbyer si model i shkëlqyer i ndërtimit të qendrave me bazë në komunitet të cilat janë pa pagesë dhe ju ndihmojnë fëmijëve ti zhvillojnë aktivitete të ndryshme si dhe Lipjani ka dhëne modelin se si një komunë mund ti mbështet qendrat me bazë në komunitet dhe pas mbështjtes së projektit tonë këto qendra do të jenë në shërbim të komunës dhe kjo mundë të shërbej edhe si model edhe për qytetet e tjera të Kosovës.
Një qendër e tillë në vitin 2020 është hapur në shkollën “Zenel Hajdini” në Gadime.


