Kryetari Ahmeti, viziton bizneset në komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

10443606_870951502916663_5832870888217729778_n

05 nëntor 2014- Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, z.Latif Ramadani, sot kanë vizituar zonën ekonomike industriale, Lipjan- QMI.

Kryetari Ahmeti tha se, komuna e Lipjanit po bënë përpjekje të vazhdueshme që t’iu krijojë lehtësia bizneseve, ai në këtë rast, ka përmendur heqjen e taksave e cila iu ka mundësuar bizneseve në komunën Lipjanit, që të ushtrojnë lirshëm veprimtarin e tyre afariste.

Kreu komunal , nga vizita e sotme është njoftuar nga afër edhe me preokupimet që kanë bizneset në këtë zonë, ku problematikë është evidentuar çështja e rrjetit të kanalizimit.

“ Ne do provojmë që të gjejmë koston financiare të këtij projekti, i cili do të mundësoi, tejkalimin e kësaj gjendje, problematika është derivat i kohës së mëhershme e cila të njëjtën kohë përfshin edhe zonat e Graçanicës me atë të Lipjanit”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se, gjatë vizitës së sotme që iu ka bërë bizneseve, ato janë shprehur të gatshme që të hyjnë me një projekt të përbashkët e cila do të rregulloi çështjen e kundërmimit të kanalizimit në këtë zonë.

Kryetari Ahmeti po ashtu, gjatë ditës së sotme, ka vizituar edhe kolegjin UBT.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...