Kryetari Ahmeti vizitoi shkollën “Vëllëzërit Frashëri”, në Lipjan me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019

PUBLIKUAR

Kryetari Ahmeti vizitoi shkollën “Vëllëzërit Frashëri”, në Lipjan me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019

Sot, në ditën e parë të mësimit për vitin shkollor 2018-2019, Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit Rasim Hasani, ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “ Vëllëzërit Frasheri ” në Lipjan, për t’iu dëshiruar nxënësve dhe personelit arsimor fillim të mbarë të procesit mësimor, shkruan Komuna e Lipjanit

Në këtë rast Kryetari Ahmeti, ka theksuar se ne si komunë në vazhdimësi jemi angazhuar ti bëjmë investimet e nevojshme në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, por tani të gjithë së bashku do të bëjmë përpjekje që nga ky vit shkollor të ketë një cilësi dhe kualitet më të lartë në mënyrë kj shkollë të prodhojë më shumë kuadro profesionale.

Nga ana tjetër, nxënësit dhe personeli i shkollës, kanë falënderuar kryetarin Ahmeti për përkushtimin e tij në përmirësimin e kushteve dhe krijimin e hapësirave rekreativo sportive, siç është rasti me ndërtimin e fushës së hapur sportive në oborrin e kësaj shkolle.

Kryetari Ahmeti, po ashtu gjatës ditës së sotme, ka vizituar edhe Çerdhen Publike në Lipjan e cila gjatë pushimit veror është bërë renovim i tërsishëm brenda objektit ku përveç që ka marrë një pamje më të mirë është kriju një ambient më kushte të mira për fëmijët të cilë janë të vendosur në këtë institucion.

Image may contain: one or more people, people sitting, living room, table and indoor
Image may contain: 8 people, people smiling, people sitting, table and indoor
Image may contain: 2 people, people standing, suit and indoor
Image may contain: 9 people, people smiling, people standing

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...