Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim, drejtuesit e kuvendit të rinjve, së bashku me përfaqësuesit e Qendrës Rinore në Lipjan, me të cilët ka biseduar rreth angazhimeve për realizimin e projektit “Ne mendojmë për ju”.
Kryetari Ahmeti, ka shprehur mirëkuptimin për angazhimin e tyre, dhe ju ka premtuar mbështetje institucionale.
Ndërsa, përfaqësuesit e kuvendit të rinjve në Lipjan, e kanë falënderuar kryetarin Ahmeti për pritjen, si dhe e kanë njoftuar atë me aktivitetet që do të zhvillohen me rastin e festave të fundvitit.