Kryetari Ahmeti priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës, Imri Ahmet, sot ka pritur në takim shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me ç’ rast kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm që misioni i OSBE-së ka pasur me Komunën e Lipjanit
Kryetari Imri Ahmeti i ka uruar mirëseardhje në Lipjan ambasadorit Michael Davenport, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është mirënjohëse ndaj OSBE-së, të cilët në vazhdimësi kanë ofruar mbështetjen e nevojshme në drejtim të mbrojtjes, promovimit dhe përmirësimit të respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë si dhe ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
.
Ndërsa shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport, ka falenderuar Kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin si dhe për angazhimin e tij për ti shtyer të gjitha proceset përpara në të mirë të të gjithë qytetarëve nga të gjitha komunitet. Ai po ashtu ka shtuar se Komuna e Lipjanit dallohet për punën e mirë që bënë me grupet e interesit dhe grupet e tjera të margjinalizuara ku edhe e dëshmon Titulli: Kryetari i Lipjanit Kryetari më Miqësor, njofton Komuna.
Ambasadori Davenport, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen me Komunën e Lipjanit.
0
People Reached
5
Engagements
Boost Post
5

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...