Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësuesit e lartë të KEDS-it.
Qëllimi i këtij takimi ishte harmonizimi i punëve ndërmjet KEDS dhe Komunës së Lipjanit, ku përfshihen projektet në teren për rregullimin e rrjetit të energjisë elektrike në fshatrat ku është e nevojshme.
Në takim, të dyja palët u pajtuan, që të vazhdojnë me intensifikimin e bashkëpunimit me qëllim të përmasimit të mëtutjeshëm të furnizimit me energji elektrike si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra.


