Kryetari Ahmeti pret në takim nxënësit e parë të shkollës së mesme në Lipjan, të regjistruar në vitin 1961

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës ka pritur në takim Behxhet Rexhepin, Nazmi Ibrahimin dhe Adil Rashitin nxënës të gjeneratës së parë të shkollës së mesme në Lipjan.

Rexhepi, Rashiti e Ibrahimi para kryetarit Imri Ahmeti kanë folur për kohën kur në shkollën e mesme në Lipjan kishte vetëm 8 Shqiptarë, shtatë prej tyre në drejtimin e Lavërtarisë dhe një në Makineri, ata pohuan se në vitin 1961 filluan mësimin në Lipjan, dhe përfunduan me sukses në vitet 1965/6.

Ky grup, u shprehën se në rrugën “Avdi Kelmendi” (Parku-Lapidarit nga Lufta e dytë botërore) 53 pishat e para janë mbjellur nga duart e tyre.

Kryetari Ahmeti tha se kujtimet si këto, do të mbetën përherë në historinë e Komunës së Lipjanit, dhe falënderoi për vizitën në zyrën e tij.

Image may contain: 4 people, people smiling, people sitting and indoor
Image may contain: tree, sky, outdoor and nature
Image may contain: tree, plant and outdoor

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...