Kryetari, Ahmeti organizoi pritje solemne me rastin e festave të fundvitit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka organizuar sot një pritje solemne me rastin e festave të fundëvitit për asambleistët e Kuvendit Komunal, përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, OJQ-të, bizenset, klubet sportive, përfaqësues të bashkësive fetare si dhe bashkëpunëtor të tjerë.
Kryetari, Ahmeti vitin që po e lëmë pas e ka quajtur vit të sukseseve për Komunën e Lipjanit ku është shënuar një progres jashtezakonisht i mire duke bërë kështu Lipjanin shembull të një qeverisjeje të mirë në bashkëpunim me qytetarët lipjanas.
“Gjatë vitit 2015 kemi realizuar rreth 95 projekte, kemi paguar mbi gjysmen e borgjeve të trashëguara, kemi arritur të investojmë në shumicën e lokaliteteve dhe do të vazhdojmë të investojmë edhe në vitin e ardhshëm dhe në viten në vijim” ka thënë kryetari Ahmeti.
Në këtë organizim u shfaq dokumentari lidhur me punët e realizuara gjatë dy viteve të qeverisjes si dhe u bë shpërndarja e Buletinit vjetor të Komunës.
Ndryshe, sot janë bërë dy vite kur Kryetari Imri Ahmeti, ka dhënë betimin për të udhëhequr Komunën e Lipjanit.

[custom_gallery source=”media: 33342,33343″ limit=”3″ link=”post” width=”1220″ height=”580″ title=”never”]

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...