Kryetari Ahmeti nuk e deklaron pasurinë

PUBLIKUAR

 

hqdefault

Kryetarët e Komunave të zgjedhur në 2013 janë 30% më të pasur, Kabineti qeveritar 15% më i pasur se parapraku dhe Deputetët 2014 janë 2.2% më të pasur

Politikanë që nuk e deklaruan pasurinë

Kalaja deklaroi se ne kemi vërejtur se në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk është publikuar pasuria e deputetëve të rinj: Adem Hodza, Besa Baftija, Labionte Murtezi-Demi, Fisnik Ismajli, Nezir Çoçaj, Pal Lekaj, Raif Qela, Sevdije Halimi, Shpejtim Bulliq (nuk hapet formulari). Kryetarët e komunave të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë: Sami Lushtaku, Burim Berisha, Muharrem Svarqa, Vucina Jankovic (Zveçan) dhe kryetaret të cilët nuk e kanë deklaruar pagën e Komunës: Begzad Sinani, Svetislav Ivanovic (Novobërdë), Imri Ahmeti (Lipjan), Dragan Nikolic (Partesh), Idriz Vehapi(Rahovec). Poashtu në edhe tek kategoria e anëtareve të kabinetit qeveritar ne kemi vërejtur se Avni Kastrati (zv. ministër i Tregtisë dhe Industrisë) nuk e ka deklaruar pasurinë.

Lëvizja FOL ka zhvilluar një konferencë për media ku ka prezantuar të dhënat e përditësuara të deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik për vitet 2010-2014, në kuadër të Platformës së Deklarimit dhe Krahasimit të Pasurisë (http://deklarimi.levizjafol.org/).

Fidan Kalaja nga Lëvizja FOL tha se në këtë Platformë është përfshirë pasuria e gjithsej 307 zyrtarë të lartë që nga viti 2010 e deri më sot. Totali i pasurisë së deklaruar nga zyrtarët e lartë publik të përfshirë në këtë platformë në vitin 2010 ka qenë 15,977,344€, ndërsa totali i pasurisë së zyrtarëve të lartë publik të përfshirë në këtë platformë për vitin 2014 është 407,386,440  € ose 2449.78% më lartë se ajo e vitit 2010.

Pacolli më i pasuri, pason Thaçi, pastaj Jahjaga

Në këtë kategori janë përfshirë krerët e shtetit, përkatësisht pasuria e deklaruar nga Presidentët e vendit, Kryeministrat dhe zëvendës kryeministrat e periudhës 2008-2010 dhe të periudhës 2011-2014. Totali i pasurisë së krerëve të shtetit në periudhën 2008-2010 ka qenë 1,042,827 €, ndërsa pasuria e krerëve të shtetit për periudhën 2011-2014 është 215,937,139 € përkatësisht rreth 20606.90 %  me lartë se ajo e periudhës paraprake.
Në këtë kategori prinë pasuria e zëvendës kryeministrit z. Behxhet Pacolli prej 215,108,975 €, i dyti në këtë kategori është pasuria e kryeministrit z. Hashim Thaçi prej 694,153 € dhe e treta pasuria e Presidentes së Kosovës znj. Atifete Jahjaga me total të pasurisë prej 134,011 €.

Deputeti Ramiz Kelmendi më i pasuri, i dyti Hamza Balje

Në kuadër të platformës për krahasimin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është përfshirë pasuria e deputetëve të tre legjislaturave, pra pasuria e deputetëve të legjislaturës së viteve 2008-2010, legjislaturës së viteve 2011-2014 dhe legjislaturës së re të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit 2014. Shuma totale e pasurisë së deputetëve të legjislaturës së viteve 2008-2010 ka qenë162,554,589 €, e legjislaturës së viteve 2011-2014 ka qenë143,529,289 €, ose -9.73 %me ulët se totali i pasurisë në krahasim me legjislaturën e kaluar, ndërsa pasuria e deputetëve të legjislaturës së re është146,743,636€ ose 2.23% më e lartë se pasuria e legjislatura e kaluar.
Në legjislaturën e re prinë deputeti z. Ramiz Kelmendi me pasuri në total prej 46,566,512 €, i dyti është deputeti z. Hamza Balje me total të pasurisë prej 4,905,580 €, ndërsa deputeti i tretë me radhë është znj. Blerta Deliu-Kodra me total të pasurisë së deklaruar prej 2,857,711 €.

Ramadan Hasani zv/ministri më i pasur

Gjithashtu në këtë platformë janë të përfshirë pasuria e deklaruar nga ministrat dhe zëvendës ministrat e kabineteve qeveritare të ministrave të viteve 2008-2011 dhe të kabinetit qeveritar të viteve 2011-2014. Totali i pasurisë së ministrave dhe zëvendës ministrave të kabinetit qeveritar të viteve 2008-2011 ka qenë 20,772,836 €, ndërsa pasuria e ministrave dhe zëvendës ministrave të kabinetit qeveritarë të viteve 2011-2014 është 23,907,667€, ose 15.09% më e lartë se pasuria e ministrave dhe të zëvendës ministrave të kabinetit të kaluar.
Në këtë kategori prinë sa i përket pasurisë së deklaruar zëvendës ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik z. Ramadan Hasani me totalin e pasurisë prej 2,551,396 €, i dyti është zëvendës ministri i Ministrisë së Administratës Publike z. Nexhmedin Kastrati me totalin e pasurisë prej 2,065,000 €, ndërsa i treti me radhë është ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z. Dardan Gashi me totalin e pasurisë prej 1,159,400 €.

Agim Bahtiri, kryetari më i pasur, i dyti Gazi i Pejës

Në bazë të krahasimit të pasurisë së kryetarëve të komunave të periudhës 2009-2013 dhe kryetarëve që kanë marrë pushtetin në vitin 2013 del të jetë 30.70% më lartë përkatësisht pasuria e kryetarëve të komunave të viteve 2009-2013 në total pasuria e tyre ka qenë 15,912,373€ ndërsa pasuria e kryetarë të komunave që janë zgjedhur në vitin 2013 është 20,797,998 €.
Prinë kryetari i Komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri me total 7,685,000€. I dyti kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri me total 2,418,400€. I treti është kryetari i Komunës së Obiliqit z. Xhafer Gashi me total të pasurisë prej 2,010,612€.

Politikanë që nuk e deklaruan pasurinë

Kalaja deklaroi se ne kemi vërejtur se në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk është publikuar pasuria e deputetëve të rinj: Adem Hodza, Besa Baftija, Labionte Murtezi-Demi, Fisnik Ismajli, Nezir Çoçaj, Pal Lekaj, Raif Qela, Sevdije Halimi, Shpejtim Bulliq (nuk hapet formulari). Kryetarët e komunave të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë: Sami Lushtaku, Burim Berisha, Muharrem Svarqa, Vucina Jankovic (Zveçan) dhe kryetaret të cilët nuk e kanë deklaruar pagën e Komunës: Begzad Sinani, Svetislav Ivanovic (Novobërdë), Imri Ahmeti (Lipjan), Dragan Nikolic (Partesh), Idriz Vehapi(Rahovec). Poashtu në edhe tek kategoria e anëtareve të kabinetit qeveritar ne kemi vërejtur se Avni Kastrati (zv. ministër i Tregtisë dhe Industrisë) nuk e ka deklaruar pasurinë.
Fidan Kalaja tha se gjatë procedimit të të dhënave të pasurisë së zyrtarëve të lartë ne kemi vërejtur se disa shifra të formularët e agjencionit nuk kanë qenë në rregull dhe kërkojmë nga Agjencioni Kundër Korrupsion që të jap sqarime për disa shifra të pasurisë së këtyre zyratërve: Lutfi Haziri në formularë i është prezantuar paga për 2013 në vlerë prej 96 000 euro, Fadil Ismajli paga prej 7 000 euro, Begzad Sinanit  shtëpia në vlerë prej 8640 euro, Gani Kocit banesë në vlerë prej 5912 euro dhe Biserka Kostiq e cila në vitin 2014 ka deklaruar pagat vjetore për 4 vitet e fundit, e të cilat nuk janë të njëjta me formularët e viteve të kaluara. (KOSOVA SOT)

SHIKO MË SHUMË

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...