Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e Klimës Investive në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Thomas Lubeck, Menagjer në International Financial Cooperation për Ballkanin Perendimor sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e projektit “Përmirësimi i Klimës Investive ll”.
Kryetari Ahmeti tha se marrëveshje të tilla janë të mirëpritura për Komunën e Lipjanit dhe se do të kenë përkrahjen e plotë, ku qëllimi i kësaj është avancimi i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Lipjanit
Ndërsa kjo marrëveshje përfshinë Zvogëlimin e kostos së pajtueshmërisë administrative, mbyllja e hendekut të zbatimit dhe përmirësimi i konkurrueshmërisë në ekonominë e Komunës duke zvogëluar barrën administrative të bërit biznes në Komunë.
Po ashtu përfshihet edhe sigurimi i racionalizimit të procedurave administrative në sektorët kryesorë për Komunën dhe Vendosja dhe forcimi i sistemit me cilësi rregullatore.

Image may contain: one or more people, people sitting and suit
Image may contain: one or more people, people sitting and text
Image may contain: one or more people and people sitting

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...