Kryetari Ahmeti nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me MPMS për punësimin e 33 qytetarëve të Komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka qendruar sot në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ai ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi me këtë Ministri, për bashkëfinancim të projektit për punësim sezonal të punëkërkuesve në punë publike në Komunën e Lipjanit.
Në kuadër të projektit “ Punë Publike”, do të angazhohen 33 punëkërkues të cilët janë të regjistruar në Zyrën e Punësimit në Lipjan, për një periudhë kohore 3 mujore, e cila për qëllim pastrimin dhe mirëmbajtjen e lokacioneve në Komunën e Lipjanit.
Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, këtë projekt të përbashkët e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm për Komunën e Lipjanit i cili do të ndikonte sadopak në zbutjen e papunësisë së qytetarëve të lipjanas.
Në këtë takim u diskutua për format e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve .
Ministri Abrashi, theksoi se orientimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës vazhdon të jetë ndërmarrja e të gjitha hapave që sigurojnë rritje të mirëqenies sociale tek gjithë qytetarët e Kosovës.
Ndërsa, Kryetari Ahmeti, ka falënderuar ministrin Abrashi për bashkëpunimin e ndërsjellt, në implementimin e projekteve të përbashkëta e që kan impakt tek qyetatarët e Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...