Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me KUR Prishtina për ndërtimin e ujësjellësit në fshatrat Dobrajë e Madhe, Llugë dhe Gllanicë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ilir Abdullahu, Kryeshef i Kompanisë së Ujësjellsit Rajonal Prishtina për bashkëfinancimin e projektit në shumë prej 130,000 euro në programin “Rural Water Sanitations Support Programme Kosovo Phase V”, për ndërtimin e ujësjellësit për fshatrat Dobrajë e Madhe, Llugë dhe Gllanicë. Kryetari Ahmeti ka falënderuar përfaqësuesit e Kompanisë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina për bashkëpunimin e deritanishëm për realizimin e projekteve të përbashkëta për furnizimin e qytetarëve të komunës së Lipjanit me ujë të pijes.

Image may contain: one or more people, people sitting and suit

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...