Kryetari Ahmeti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Qatar Charity

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Qatar Charity për projektet e ardhshme që do të jenë në të mirën e qytetarëve të Komunës së Lipjanit, njofton Komuna.
Gjatë nënshkrimit të këtij bashkëpunimi, Kryetari Imri Ahmeti ka falënderuar përfaqësuesin organizatës Qatar Charity Khalid Abdulla M H Alyafei, për gatishmërinë që kanë treguar që një kohë për ti ndihmuar qytetarët.
Nga ana tjetër, Khalid Abdulla M H Alyafei, ka falënderuar Kryetarin Imri Ahmeti për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt që treguar deri më tani.
Ndryshe, Komuna e Lipjanit viteve të fundit ka bashkëpunuar ngushtë me organizatën Qatar Charity, bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...