Kryetari Ahmeti, mirëpret projektet nga DEMOS

PUBLIKUAR

1506903_881113391900474_1323858376115655916_n

25 nëntor 2014- Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim, Majlinda Jupollin dhe Arton Loxhën, koordinatorë nga Helvetas Swiss Intercooperation- Kosova ( HSIK), projekt “ Programi për Decentralizim dhe Përkrahje të Komunave” ( DEMOS).

Në këtë rast, janë diskutuar projektet e propozuara të cilat do të realizohen gjatë vitit 2015, nga fondet e DEMOS-it dhe Komunës së Lipjanit.

Kreu Komunal, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e treguar nga ana e koordinatorëve të projektit DEMOS. Po ashtu ai ka thënë se Komuna e Lipjanit, për vitin 2015 do të propozojë, realizimin e një projekti në bashkëpunim me DEMOS-in.

“ Do të kërkojmë të gjejmë koston financiare për realizimin e projektit në rrugën “ Lidhja e Prizerenit” në Lipjan, si dhe gjelbërimin në hapërsia publike, rregullimin e treturave dhe shportave për hedhjen e mbeturinave ”, ka thënë mes tjerash, kryetari Ahmeti

Ndërsa koordinatori i projektit, Arton Loxha, ka thënë se DEMOS për periudhën 3 vjeçare 2015-2017, do të financoj 150.000 euro. Në vitin 2015 do të shpenzohen 44 mijë euro, ndërsa gjatë dy viteve vijuese nga 48 mijë euro.

Ndryshe, Komuna e Lipjanit, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, dhe sipas kësaj marrëveshje, HSIK, përmes projektit DEMOS do t’i ofrojë komunës së Lipjanit, asistencë teknike dhe mbështetje financiare, njofton zyra për informim Lipjan

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...