07 nëntor 2014- Me ftesë të kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan, është mbajtur mbledhje publike me qytetarë.
Mbledhja kishte karakter informues dhe bashkëbisedues me qytetarët lipjanas, lidhur me realizimin e projekteve , planet për vitin në vijim si dhe sfidat e pushtetit komunal.
Kryetari i komunës, Imri Ahmeti, tha se komuna e Lipjanit e ka përmbyllur nëntëmujorin e parë me shumë suksese.
“Realizimi dhe shpenzimi i buxhetit ka qenë i kënaqshëm , në nivel vendi jemi në krye të tabelës për ketë çështje, 80 % i buxhetit është shpenzuar në nënujorin e parë” , tha Ahmeti.
Po ashtu ai ka thënë se, është realizuar plani dinamik i të hyrave vjetore, dhe nëntë mujori i parë është përmbyllur nga ajo që ka qenë e planifikuar për një vit nga të hyrat buxhetore.
“ Të hyrat buxhetore kanë qenë të kënaqshme, veçanërisht nga të hyrat në pronë të cilët e kemi tejkaluar në nëntëmujorin e parë, planin vjetor e kemi realizuar, të njëjtën kohë lejet ndërtimore kanë shënuar rritje të madhe në raport me vitin e kaluar dhe planifikimin” , ka thënë Ahmeti, duke shtuar se rritje ka pasur edhe nga qiraja e objekteve komunale dhe kjo sipas Ahmetit i ka mundësuar buxhetit komunal të realizohet me kohë edhe për kundër faktit që janë hequr disa kategori nga të hyrat buxhetore.
“ Kujtojë që është mundësuar një ambient i përshtatem për të bërë biznes , për ata qe jetojnë dhe veprojnë në komunën e Lipjanit”,ka thënë kryetari Ahmeti, duke u shprehur i kënaqur me realizimin e të hyrave në nivelin komunal.
Ahmeti po ashtu ka folur edhe për borxhet e trashëguara, e në këtë rast, ai ka theksuar se buxheti i komunës së Lipjanit për borxhe është shpenzuar 27%.
Ndërsa përkundër këtyre vështirësive buxhetore, kryetari Ahmeti, iu ka thënë të pranishmëve , se komuna e Lipjanit ka shtuar përformancë në administratë.
“ Komuna e Lipjanit në vitin e kaluar në të gjitha parametrat ka qenë vlerësuar dobët nga organizatat ndërkombëtare , ndërsa në ketë vit, ka dalur e para për realizimin e shumë të hyrave, si ne atë të transparencës, infrastrukturës, bërjes biznes etj. ”
Ahmeti në fund ka thënë se ky sukses është i përbashkët i administratës, dhe i qytetareve të komunës së Lipjanit, njofton zyra për informim në Komunën e Lipjanit.



