Kryetari Ahmeti mbajti mbledhjen publike me qytetarë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur mbledhjen publike me qytetarë, mbledhje kjo e cila në bazë të Ligjit ftohet dy herë në vit dhe ka karakter informues dhe bashkëbisedues me qytetarët lipjanas.
Kryetari Ahmeti në hapjen e kësaj mbledhje, ka kërkuar si në çdo takim tjetër edhe sot nga qytetarët e Komunës së Lipjanit të jenë më aktiv në tubimet që thirren nga Komuna, sepse qytetaria aktive prodhon një qeverisje më dinamike dhe më llogaridhënëse.

I pari i Lipjanit, i ka njoftuar qytetarët për angazhimet dhe aktivitetet e përditshme, duke duke theksuar se në këtë vit buxhetor janë një numër i konsiderueshëm i projekteve të planifikuara shumica e të cilave janë kontraktuar ku disa prej tyre edhe kanë filluar të implementohen në teren.
Po ashtu i pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, përgjatë diskutimit me qytetarë, tha se përveç projekteve të planifikuara në buxhetin e Komunës, të planifikuara kanë qenë edhe projekte të tjera të cilat janë arrit me memorandum të mirëkuptimit me ministri të ndryshme, por që janë tëheq nga këto ministri që për ne këto projekte sipas kryetarit Ahmeti kanë qenë të nevojshme dhe ndikuse në zhvillimin e mirëqenies së qytetarit në Lipjan.

Ndërkaq, qytetarët derisa kanë bashkëbiseduar me Kryetarin Imri Ahmeti, në të njejtën kohë kanë falënderuar për lehtësirat të cilat i ka krijuar komuna në mirëqenien e tyre në shumë fusha.Ata kanë bërë pyetje të ndryshme rreth zhvillimeve aktuale si dhe planeve për të ardhmën. Kryetari Ahmeti i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të parashtruara nga pjesëmarrësit.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...