Kryetari Ahmeti, kërkon pelqimin e banorëve të lagjes ” Avdi Avdiu”, në Lipjan për asfaltimin e rrugës

PUBLIKUAR

Në sallën e Kuvendit Komunal, gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka bashkëbiseduar me banorët e lagjës “Avdi Avdiu”, në qytetin e Lipjanit, lidhur me shqyrtimin dhe evitimin e pengesave potenciale pronësore me qëllim të krijimit të kushteve për fillimin e punimeve në asfaltimin kësaj rruge.
Me këtë rst kryetari Ahmeti, i ka njoftuar të pranishmit lidhur me gjendjen faktike të rrugës duke u bazuar në raportet e sektorëve përkatës Gjeodezisë dhe shërbimit Pronsoro- Juridik, në të njejtën kohë kreu i Lipjanit ka kërkuar nga të pranishmit që të arrihet një marrëveshje për menjanimin e pengesave pronësore në mënyrë që të asfaltohet rruga në fjalë.
Ndërsa, veprimet në vazhdim të procedurave me banorët e kësaj lagje do të ndërmirren nga ana e sektorëve përkatës Gjeodezizë dhe shërbimit Pronsoro- Juridik, njofotn Komuna.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...