Kryetari Ahmeti, ka pritur përfaqësuesit e DEMOS-it, të shoqëruar me një delegacion nga Gjeorgjia dhe Armenia

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të enjtën ka pritur, përfaqësesit e DEMOS-it, të kryesuar nga Norbert Pijls, së bashku me një delegacion nga Shteti i Gjeorgjisë dhe ai Armenisë.
Në këtë rast, kryetari Imri Ahmeti, i ka njoftuar mysafirët për zhvillimet aktuale në Komunën e Lipjanit, me theks të veçantë në ndërtimin dhe rregullimin e hapësirave publike si dhe Planin Model të Komunës së Lipjanit për mirëmbajtjen investive të hapësirave publike.
Ndërsa Musafirët u shprehen tejet të kënaqur me mirëpritjen nga ana e kryetarit Imri Ahmeti, si dhe me të arriturat e komunës së Lipjanit sidomos në fushën e rregullimit të hapësirave publike, projekt i cili është në përfundim të realizimit.
Ndërsa, Norbert Pijls nga DEMOS-i, është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë dhe në të ardhmen me Komunën e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...