Kryetari Ahmeti ka pritur komandantin e KFOR-it, kolonel Antonello Catalano

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, gjatë ditës së sotme në zyrën e tij ka pritur në takim Komandantin Detaqmentit të Përbashkët Rajonal-Jug Lindje të KFOR-it, kolonel Antonello Catalano me bashkëpunëtorë të tij.
Temë kryesore e këtij takimi ishte çështja e sigurisë në Komunën e Lipjanit, me ç’rast u fol për instancat aktuale të sigurisë në menagjimin e situatave.
Kryetari Ahmeti dhe koloneli Catalano vlerësuan se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.
Në këtë rast, Kryetari Ahmeti vlerësoi i angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar edhe më tutje një bashkëpunim të tillë.
“Komuna dhe institucionet e tjera përgjegjëse për sigurinë, por edhe vetë qytetarët e komunës sonë, kultivojnë raporte të mira bashkëpunimi me KFOR-in. Falë këtij bashkëpunimi ne kemi një gjendje të mirë të sigurisë”, ka thënë ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.
Koloneli Catalano falënderoi kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin e deritashëm dhe shprehu përkushtimin e thellimit të bashkëpunimit jo vetëm në sferën e sigurisë, por edhe në fusha të tjera me interes për qytetarët e Komunës së Lipjanit.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting and indoor

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...