Kryetari Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takim publik me qytetarë, të cilët i ka njoftuar ata për punën e gjashtëmujorshit të parë të vitit 2023 të qeverisjes lokale ku bashkarisht kanë diskutuar për të gjitha projektet, të arriturat dhe sfidat të cilat e kanë përcjellura në këtë periudhë.

Kryetari Imri Ahmeti është shprehur i kënaqur me dinamiken e investimeve kapitale e cila po shënon një rritje në bazë të planifikimit, ku gjatë këtij viti janë planifikuar 98 projekte kapitale, një pjesë e të cilave është duke u realizuar në teren, ndërsa shumë prej tyre janë në fazat e prokurimit dhe shumë shpejtë do të filloj implementimi i tyre.

Po ashtu, Kryetari Ahmeti, ka potencuar se të hyrat e përgjithshme vetanake deri në fund të muajit maj ka arritur të realizohet në 67.50%, me theks të veçantë ka përmendur të hyrat e realizuara nga Tatimi në prone që deri më tani është realizuar 55.23% nga planifikimi për vitin 2023.

Kryetari Ahmeti, para qytetarëve prezent në këtë takim ka prezantuar punët të cila po bëhen në teren, në të njëjtën kohë ai ka ftuar qytetarët që të jenë sa më bashkëpunues sa më aktiv që nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

Nga ana tjetër, qytetarët kanë shprehur falënderime për Kryetarin Ahmeti, për angazhimin në kryerjen e punëve të shumta që po bënë për të përmirësuar jetën e qytetarëve si dhe në të njejtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat janë më me prioritet për ta.

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me ministrin francez në Mal të Zi: Mbështetja e Francës e rëndësishme për anëtarësim në KiE dhe BE

Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin e Deleguar për Europën të Francës, Benjamin...

Gani Geci dërgohet në Spitalin e Pejës, reagon familja e tij: Vlerësojmë kujdesin dhe profesionalizmin e të gjithëve

Familja Geci, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të Gani Gecit, pasi i njëjti është...

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u sqaruan një sërë çështjesh politike dhe me interes publik

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në seancën...