Kryetari Ahmeti: Jam shumë i lumtur që Komuna e Lipjanit ka përmbushur kriteret dhe është përzgjedhur nga AQH si komuna e parë model për realizimin e projektit Qendrat e Demonstrimit në shëndetësinë e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale Merita Bytyqi dhe drejtorin e QKMF-së Agim Krasniqi sot kanë pritur përfaqësuesit e AQH të udhëhequr nga Nicu Fota, shef i projektit Kujdesi Shëndetësor i Qashëm dhe Cilësor, njofton Komuna.
Temë diskutimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi bashkëpunimi në realizimit të projektit Qendrat e Demonstrimit në Komunën e Lipjanit.
Shefi i projektit të Kujdesit Shëndetësor i Qashëm dhe Cilësor Nicu Fota, ka njoftuar Kryetarin Ahmeti se Komuna e Lipjanit është përzgjedhur e para nga AQH si model për implementimin e këtij projekti pas plotësimit të disa kritereve caktuara e ndër të cilat ishte edhe bashkëpunimi i mirëfillt motivues si dhe përkushtimi i Komunës së Lipjanit ndaj shëndetësisë dhe investimet e bëra në këtë fushë deri më tani.
Ndërsa Kryetari Imri Ahmeti ka falendeuar përfaqësuesit e AQH për bashkëpunimin e AQH me Komunën e Lipjanit si dhe ka shprehur gadishmërinë e tij intitucionale për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Kryetari Ahmeti, po ashtu ka theksuar se për qytetarët e Lipjanit është shumë domethënese të jetë komuna e parë dhe model e një Qendre Demonstruese për shërbime të integruara të qasshme dhe sa më cilësore të shëndetësisë në Komunën e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...