Kryetari Ahmeti dhe Thomas Lubeck nesër nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e projektit “Përmirësimi i Klimës Investive II”

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës Imri Ahmeti së bashku me Menagjerin International Financial Cooperation për Ballkanin Perendimor, Departamenti i Evropës dhe Azisë Qendrore Thomas Lubeck, nesër duke filluar nga ora 12:00 do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për implementimin e projektit “Përmirësimi i Klimës Investive II” i cili ka për qëllim avancimin e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Lipjanit përmes thjeshtëzimit të procedurave administrative, njofton Komuna e Lipjanit.

Objektivat e këtij projekti janë:
(I) Zvogëlimi i kostos së pajtueshmërisë administrative, mbyllja e hendekut të zbatimit dhe përmirësimi i konkurrueshmërisë në ekonominë e Komunës duke zvogëluar barrën administrative të të bërit biznes në Komunë;
(II) Sigurimi i racionalizimit të procedurave administrative në sektorët kryesorë për Komunën dhe
(III) Vendosja dhe forcimi i sistemit me cilësi rregullatore.

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...