Kryetarët e fshatrave takohen me Ahmetin

PUBLIKUAR

Në Sallën e Kuvendit Komunal në Lipjan, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur takim me kryetarët e fshatrave, e që kishte për qëllim shpalosjen e punës së aktiviteteve të organeve Komunale për vitin 2015, dhe sfidat me të cilat janë ballafaquar gjatë kësaj periudhe.
Me këtë rast, kryetari Ahmeti, është shprehur i kënaqur me investimet që janë bërë përgjatë këtij vitit, investime këto të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Lipjanit.
Buxheti i Komunës së Lipjanit, për vitin 2015 ishte 12,399,254.00 €, të hyrat vetanake të planifikuara për vitin 2015 janë, 1, 342,336.00 €, ndërsa janë realizuar deri më tani, në shumë prej 1,259565,16.00€, ose në përqindje, 93.83%, ka theksuar kryetari Ahmeti.
Kryetari Ahmeti, po ashtu ka thënë se me planifikim janë realizuar shumë projekte kapitale nga infrastruktura, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia, të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të komunës së Lipjanit. Po ashtu Ahmeti, nuk ka kaluar pa përmendur edhe sfidat me të cilat përballet ekzekutivi, e që sipas tij është krijimi i kushteve për strehim të disa familjeve me gjendje të rëndë sociale, ku Komuna ne bashkëfinancim me disa njerëz human, ka arritur t’i ndërtojë tashmë disa shtëpi dhe ti ndihmoj shumë tjera në renovim, për këto familje skamnore.
Kryetari Ahmeti, ka theksuar se puna e ligjshme dhe ndershme është ajo që e veçon këtë ekzekutiv në këtë periudhë dy vjeqare, duke shtuar se deri më tani nuk është përjashtua ndonjë fshat, është intervenuar në shumicën e fshatrave dhe gradualisht do të interevenohen në të gjitha fshatrat varësisht nga prioritetet dhe mundësitë buxhetore.
Ndërkaq, kryetarët e fshatrave kanë shprehur falënderime për kryetarin Ahmeti, për punët e kryera dhe në të njejtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat janë më me prioritet për ta.
Kreu i Lipjanit, ka kërkuar nga kryetarët e fshatrave parteritet të vazhdueshëm që nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...