Kryesindikalisti i “Trepçës” merr pagë mujore rreth 2 mijë euro

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Trepçës”, Shyqyri Sadiku, në bazë të dokumenteve që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se ai si drejtues i Shërbimeve Teknike dhe si anëtar i Bordit Mbikëqyrës, të cilin vetë nuk e njeh, merr një pagë mujore prej 1903 eurosh ose rreth 770 euro më shumë sesa e ka pagën mujore kryeministri Ramush Haradinaj, të cilën ai vetë e ka deklaruar në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit

Shyqyri Sadiku, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Trepçës”, lirshëm mund të konsiderohet si një ndër zyrtarët më të paguar në vend. Madje në bazë të dokumenteve që ka siguruar gazeta “Zëri” shihet se ai si drejtues i Shërbimeve Teknike, si anëtar i Bordit Mbikëqyrës, të cilin vetë nuk e njeh, merr një pagë mujore prej 1903 eurosh ose rreth 770 euro më shumë sesa e ka pagën mujore kryeministri Ramush Haradinaj, të cilën ai vetë e ka deklaruar në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Në dokumentet e siguruara shihet se Sadiku pagën sipas kontratës e ka 993 euro në muaj. Ai po ashtu përveç kësaj merr shtesën prej 127 eurosh si pagë për punën e kaluar, 23 euro shtesa stimulative, si dhe 163 euro shtesa mujore për Çetën e Shpëtimit. Po ashtu, përveç kësaj page Sadiku si anëtar i Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës” merr edhe një pagë mujore prej 600 eurosh, edhe pse realisht vetë sipas deklaratave të dhëna në publik ai nuk e njeh këtë Bord.

I pyetur se nëse nuk e njeh Bordin Mbikëqyrës, atëherë pse merr pagë si anëtar i Bordit, Sadiku tha se nuk është puna nëse ai e njeh Bordin Mbikëqyrës ose nuk e njeh, sepse edhe ai është pjesë e tij, por ka potencuar se janë minatorët dhe përgjithësisht sindikalistët, të cilët nuk e dëshirojnë një Bord që nuk punon asgjë

 

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...