Kryesia e RDK-së dega e Lipjanit vazhdon me ciklin e takimeve me strukturat e nëndegëve të saj

PUBLIKUAR

RDK-Lipjan ka vazhduar edhe sot vizitat në nëndegët e saja, Blinaja ishte takimi i radhës për RDK-në dhe strukturat e saja.

“Në vazhdën e këtij cikli të bashkëbisedimeve me të rinjtë, vizituam nëndegën e Blinajes,
Këtë mbledhje e hapi Valon Mziu-Kryetar i Nëndegës së RDK-së i cili përshëndeti të pranishëmit dhe falënderoi kryesinë e RDK-së për vizitën dhe ja kaloi fjalën kryetarit të RDK-së dega e Lipjan z.Hyzer Rizani, i cili pranë të pranishmëve shprehi falënderimin për angazhimet e kaluara dhe të vazhduara që po bëhën nga të rinjtë e nëndegës së Blinajes, ndërsa në aspektin organizativ foli sekretari i degës z.Agon Bahtiri, i cili theksoi nevojën e vazhdimit të aktiviteteve rinore në kuadër të kompetencave dhe limiteve të caktuara”, thuhet në komunikatë.

Mbledhjën e karakterizoi një bashkëbisedim aktiv në mes të kryesisë dhe të pranishmëve i cili rezultoi me një debat të mirë dhe të frytshëm, transmeton LipjaniNews.

12806016_1060074770700848_7414709629881832638_n 12809503_1060074707367521_5500200632564568969_n

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...