Kryeministrja e Moldavisë: Dikush po përpiqet të na tërheqë në një luftë që nuk e duam

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita dha një intervistë për Corriere della Sera, ku foli në lidhje me incidentet e fundit që janë regjistruar në rajonin e Transnistrisë.

Shefja e qeverisë moldave u shpreh se ka tentativa që ta përfshijnë vendin e saj në një konflikt që nuk e dëshiron.

“Shpërthimet misterioze në Transnistria, për të cilat rusët dhe ukrainasit akuzojnë njëri-tjetrin, janë incidente të shkaktuara nga palët e interesuara që përpiqen të na destabilizojnë dhe të na tërheqin në një luftë të padëshiruar. Ato janë sulme të maskuara për të krijuar panik dhe pasiguri”, u shpreh Gavrilita.

Më tej, kryeministrja u shpreh se nuk mundet të kryejë një hetim serioz për atë që ka ndodhur në rajonin e kontrolluar nga Rusia.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe po përgatitemi për skenarë të ndryshëm. Ne nuk kemi kontroll efektiv mbi Transnistrinë, e cila është udhëhequr nga separatistët e mbështetur nga Rusia për 30 vjet, dhe për këtë arsye nuk jemi në gjendje të kryejmë një hetim serioz për atë që ka ndodhur”, përfundoi Gavrilita./A2CNN

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...