Kryeministri Zaev optimist për arritjen e konsenzusit kombëtar për çështjen emrit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

Pas takimit koordinues mes krerëve shtetëror që ka zgjatur më shumë se pesë orë, në deklaratat e dhëna për mediat, asnjëri nga pjesëmarrësit në takim nuk dha detaje konkrete në lidhje me propozimet e dhëna nga ndërmjetësi Matthew Nimetz, si dhe për atë a janë të pranueshme për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Poashtu, nuk deklaruan asgjë nëse ekziston pajtim ndërmjet partive politike për çështjen e emrit, por u paralajmëruan takime tjera për koordinim të qëndrimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit deklaroi se është optimist dhe se mund të arrihet konsenzus kombëtar për këtë çështje.

Zaev theksoi se për realizimin e këtyre qëllimeve është i detyrueshëm bashkëpunimi mes Qeverisë, opozitës, presidentit, si dhe informim në kohën e duhur dhe objektiv të qytetarëve të Maqedonisë.

“Për këtë duhet vullnet politik dhe guxim nga ana jonë, por zgjidhja është e mundur vetëm nëse vullnet i tillë politik ekziston edhe nga pala greke. Integrimi, reformat dhe masat ekonomike janë pjesë kyçe për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, tha Zaev.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...