Kryeministri: Pallati i Rinisë nuk do të shitet, duhet t’i takojë qytetarëve

PUBLIKUAR

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa duke e komentuar vendimin e sotëm të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për ta vënë në procesin e likuidimit Pallatin e Rinisë në Prishtinë, thotë se vendimi nuk nënkupton shitjen e tij.

Sipas tij, ka hapësirë që pallati të marrë cilësinë e ndërmarrjes publike të Prishtinës apo të karakterit regjional.

Postimi i plotë i kryeministrit në Facebook:

Pallati i Rinisë në Prishtinë duhet tu takojë qytetarëve. Ky pallat është ndërtuar në pjesën më të madhe me kontributet e qytetarëve të Prishtinës. Asokohe Komunën e Prishtinës e përbënin edhe Fushë Kosova, Graçanica dhe Artana (Novo Bërda).

Kryetari I Këshillit Drejtues të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, z. Petrit Gashi, më njoftoi sot për vendimin e këtij Këshilli që të vej në proces të likuidimit Pallatin e Rinisë, si pasojë e problemeve në menaxhim dhe të detyrimeve ndaj palëve të treta. Vendimi nuk nënkupton shitjen e Pallatit.

Ka hapësirë të kërkohet zgjidhja, edhe me Komunën e Prishtinës, që ky pallat të merr cilësinë e ndërmarrjes publike të Prishtinës ose të karakterit regjional, gjithnjë sipas interesit dhe gatishmërisë së Prishtinës apo edhe të komunave të cilat në kohën e ndërtimit kanë qenë pjesë e Prishtinës për të marrë mbi vete detyrimet e këtij Pallati dhe për ta qeverisur atë në mënyrë korporative. IM

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...