Kryeministri kroat tregon ‘kushtin’ ndaj Serbisë për të vazhduar bisedimet

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka thënë se Kroacia do të vazhdojë dialogun me Serbinë por kjo duhet të dënojë qartazi veprimin e Vojislav Seselj.

Ai theksoi se në incidente të tilla si ai me flamurin kroat në Beograd, Kroacia do të reagojë më vendosmëri, transmetonGazetaMetro.net

Plenkovic tha se nga Serbia kërkon  të dënoj veprimin në fjalë pa u menduar 2 herë.

“Vazhdimi i dialogut me Serbinë presim të ndodh në kontekstin e dënimit të sjelljes së Seselj”, tha Plenkovic.

Ai shtoi se hapja e përfaqësisë së Odës Ekonomike Kroate në Beograd, tregon se Kroacia dëshiron marrëdhënie të mira me fqinjët.

“Do të vazhdojmë të ndërtojmë raporte të mira me fqinjët, e ndaj ngjarjeve të tilla do të reagojmë me vendosmëri”, u shpreh Pljenkovic, në të njëjtën ditë kur homologia e tij Ana Brnabic e quajti të gabuar vendimin e delegacionit kroat që e ndërpreu vizitën në Beograd, pasi i raportua se Vojislav Seselj e shkëli flamurin e këtij shteti në korridorin e parlamentit serb.

 

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...